AKTUALITET, 18 Shtator 2021, 21:21

Pamje të rënda/ Një burrë dhe një grua në Pejë dhunojnë barbarisht të renë (VIDEO)

Pamje të rënda/ Një burrë dhe një grua në

Një episod aspak i hijshëm është shënuar këtë të shtunë në Pejë të Kosovë. Mediat atje kanë publikuar pamje, ku një burrë dhe një grua dhunojnë barbarisht një tjetër femër.

Në videon e shpërndarë nga mediat, shihet se si vajza e re rrihet nga djali e gruaja.

Policia ka arrestuar në vendin e ngjarjes dy personat që ushtronin dhunë ndaj vajzës në fjalë ndërkohë viktima e sulmit është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 14:00 në rrugën Nëna Tereza në Pejë, Policia ka hasur në një rrahje e cila ishte në progres, ka arrestuar dy persona, viktima është dërguar në spital. Rasti nga Prokurori është cilësuar si lëndim i lehtë. Dy persona janë dërguar në mbajtje”, tha Gashi.

[video width="426" height="808" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2021/09/dhune.mp4"][/video]