AKTUALITET, 18 Shtator 2021, 15:58

Kosovë/ Ideja e pazakontë, tentohet të futet drogë në burgun e Dubravës, e fshehin brenda atleteve

Kur vjen puna për të fshehur drogën, trafikantët bëhen gjenial me idetë e tyre. Së fundmi një rast i pazakontë i fshehjes së drogës është regjistruar në Kosovë.

Në burgun e Dubravës sot oficerë kanë arritur të parandalojnë futjen e një sasi droge brenda ambienteve të burgut.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se gjatë kontrollit të një pakoje të ardhur për një të burgosur, është gjetur një sasi kanabisi i grirë brenda në një palë atletë sportive.

“I burgosuri ndaj të cilit ka qenë e dedikuar pakoja për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore. Lidhur me rastin është njoftuar edhe policia e Kosovës” thuhet në njoftimin e burgut.