AKTUALITET, 4 Qershor 2021, 23:21

Makina përplas drejtuesin e biçikletës në Cërrik

Makina përplas drejtuesin e biçikletës në Cërrik

Një makinë ka përplasur mbrëmjen e sotme një person i cili ka qenë duke udhëtuar me biçikletë në Cërrik.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i biçikletës është dërguar në spitalin kirurgjik për shkak se ka pësuar fraktura të shumta në trup.

Policia ka bërë të mundur shoqërimin e drejtuesit të automjetit.