AKTUALITET, 10 Korrik 2019, 18:09

Makina e Ambasadës ruse humb kontrollin dhe del nga rruga, aksidentohet rëndë

Makina e Ambasadës ruse humb kontrollin dhe del nga rruga, aksidentohet

Një akdisent automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Librazhdit për shkak të lagështirës në rrugë.

Sipas informacioneve nga terreni makina e Ambasadës ruse ka humbur kontrollin e për pasojë është përplasur me një tjetër mjet tip ‘Benz’ në vendin e quajtur ‘Kthesa e Murrashit’.

Bëhet me dije se përplasja ka qënë e fortë. Nga akisdenti ka mbetur i plagosur shoferi i makinës së Ambasadës ruse ndërkohë që është dërguar me urgjencë në spital.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ka qënë apo jo ambasadori në makinë por policia është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Kthesa e Murrashit në dalje të Librazhdit është një nga pikat e zeza që janë evidentuar duke kërkuar ndërhyrje.