TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, shprehu sot mirënjohjen e pafundme dhe të përjetshme të Francës kundrejt Londrës, ku ai bëri udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që nga kriza e koronavirusit të ri, me rastin e përkujtimit të 80-vjetorit të apelit të 18 qershorit 1940 të gjeneralit francez Charles de Gaulle.
“Londra ishte djepi i Francës së lirë, bastioni i fundit i shpresës, atëherë kur gjithçka dukej e humbur”, tha Macron, ndërsa nderoi me medaljen “Legjioni i Nderit” kryeqytetin britanik.
I mirëpritur nga princi Charles, trashëgimtari i kurorës britanike, Macron më pas shkoi në “10 Downing Street” për t’u takuar me kryeministrin britanik, Boris Johnson.
Sipas një zëdhënësi të Downing Street, dy liderët këmbëngulën në partneritetin thelbësor midis dy vendeve në luftën kundër koronavirusit të ri. Ata diskutuan, gjithashtu, edhe në lidhje me negociatat për marrëdhëniet pas Brexit BM-BE.
Ky ishte udhëtimi i parë i presidentit francez jashtë vendit që nga vizita e tij në Napoli, më 27 shkurt, për një samit italo-francez.
Delegacioni i kufizuar u përjashtua nga karantina 14-ditore e vendosur nga Londra, si masë antiCOVID-19, për mbërritjet në vend.