AKTUALITET, 18 Qershor 2020, 21:32

Pano Soko: Institucionet janë zëvendësuar me tavolina pazaresh! Lufta e PD u katandis si kokoshi një thelë...

Pano Soko: Institucionet janë zëvendësuar me tavolina pazaresh!

Eksperti i ekonomisë dhe përfaqësues i "Nisma Thurje", Pano Soko, i ftuar në emisionin "Në fokus" në Tv T, ka komentuar reformën zgjedhore dhe marrëveshjen që palët po kërkojnë të arrijnë jashtë institucioneve, në të ashtuquajturin "Komisioni Politik".

Soko tha se institucionet janë rrëzuar dhe janë zëvendësuar me tavolina pazaresh, ndërsa Partia Demokratike pasi braktisi parlamentin dhe zgjedhjet, shpalli si fitore arritjen e identifikimit biometrik.

"Ekzistenca e një Komisioni Politik, të paligjshm, të pambështetur në ligj, është kulmimi i një Shqipëria butaforike dhe të trishtë, ku instucionet janë rrëzuar dhe janë zëvendësuar me tavolina pazaresh.

Ai Komision Politik, pas punës së tij të mirëtrumpetuar dhe ngritur në piedestal, në fund fare arriti në një rezultat, ai përcaktoi faktin që në zgjedhjet e 2021, do të bëhet një tender për verifikimin biomterik nga një zv drejtor i KQZ-së, që do të jetë i PD-së.

PD ishte duke kërkuar dje, që të nominohej në ligj, që procedurat për tenderin do të ishin, jo të zakonshme, por do të ishte me propozim të drejtpërdrejtë dhe përgjegjës do të ishte e zëvendës drejtorit, nga rradhët e PD-së.

Të përfundosh të gjithë atë zallamahi të madhe që nise, më lënien e mandateve dhe duke e bërë Ramën mbret dhe vazhdoi me braktisjen e zgjedhjeve lokale, duke e bërë edhe pronar të truallit të Shqipërisë... E gjithë kjo përpjekje kaq e madhe, sakrificë kaq e madhe, në fund doli që kishte të bënte me një tender 15 milionë euro, që në fakt nuk kushton me shumë se 3 milionë euro, sic është identifikimi biometrik.

Pra, u katandis kokoshi një thelë dhe dōgjëm joranin për një plesht!", u shpreh Soko.

/TPZ.al/