TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Ylli Rakipi, i ftuar në emisionin "Në fokus" në Tv T, ka komentuar reformën zgjedhore dhe faktin që nga kjo reformë, arritja më e madhe është identifikimi biometrik i votuesve.
Rakipi tha se kjo është qesharake dhe se në asnjë mënyrë, nuk mund të garantojë që votat nuk do të vìdhen.
"Është e çuditshme dhe qesharake, të katandiset e gjithë problematika dhe nderi i kësaj reforme, tek votimi biometrik.
Kjo e tenderit të identifikimit biometrik, duhet të sqarohet nga opozita, që të shpjegojë se nuk ka lojë tenderi por bëhet fjalë për sigurinë e votave. Duhet ta shpjegojë Lulzim Basha, Petrit Vasili, apo zonja Monika Kryemadhi, nëse nuk ka kohë Luli që del nëpër fshatra.
Une nuk e besoj edhe këtë metodën biometrike. Sepse këta njerëz që mund t’u merreshin kartat e identitetit, tani ai i sjell njerëzit këtu. Partia e madhe, është e pasur, sjell njerëzit këtu të votojnë, bëjnë dhe një weekend në Shqipëri, me autobuzë dhe avionë…
Pra, ata vijnë, paraqiten, vendosin gishtin, i lënë dhe gishtin në mënyrë biometrike Lulit. Kjo mënyrë nuk mund të zgjidhë në asnjë mënyrë problemi e zgjedhjeve në Shqipëri", u shpreh Rakipi.
/TPZ.al/