AKTUALITET, 31 Mars 2021, 17:10

“Ma vranë djalin në gjumë, do të marr hak!”/ Vetëm ajo dhe vajza kanë mbijetuar, dëshmia e nënës së Gentian Beqirit: Dola për pazar, burri mbylli derën me shul

“Ma vranë djalin në gjumë, do të marr hak!”/


Behije Neziri dhe vajza e saj janë të vetmet që mund të kërkojnë ende “gjakun” e Gentianit dhe Nezirit, të masakruar brenda banesës së tyre më 15 gusht të vitit 2012.  E moshuara është një nga dëshmitaret kryesore të vrasjeve, porositës akuzohet se janë Ardian dhe Florenc Çapja.

“Ora” ka siguruar dosjen e plotë të dëshmisë së saj para hetuesëve, duke mos ngurruar që të përmendë me emrat e anëtarëve të familjes Çapja, pasi sipas saj janë të vetmet që kanë hasmëri. Në të njëjtën sinkron me nënën, ka qënë dhe djali tjetër i saj, Saimir Beqiri, i mbetur i vrarë 4 vite më vonë.

Gjithçka ndodhi pasi ajo doli nga shtëpia për të bërë pazaz. Arapi e kujton kështu;…kam dalë atë ditë mëngjes me qëllim për të bërë pazarin. Në banesë kam lënë burrin, Nezirin dhe djalin. Kur kam dalë, dera e shtëpisë ka qenë e mbyllur nga brenda me shul nga burri i saj dhe për këtë jam shumë e sigurtë. Kjo sepse Gentiani ruhej nga hasmëritë sepse Çapjat mund ta vrisnin. 

Më tej, ajo deklaron se Etjeni dhe Lorenci shkonin pothuajse çdo ditë tek Gentiani dhe këtyre personave dera ju hapej sa herë që ata trokisnin, pasi ata ishin bërë si të shtëpisë. Por në ditën e varrimit të dy të vrarëve, asnjë nuk ka shkuar në ceremoni dhe as në drekën tradicionale, lëvizje që i ka bërë përshtypje.

Ajo dhe e bija, janë të vetmet që kanë mbetur të gjalla nga familja. Dhe pavarësisht moshës, ajo është personi i vetëm që betohej për hakmarrje.

“Ma vranë djalin në gjumë, do të marr hak!”