LIFESTYLE, 4 Shkurt 2019, 09:10

”Ma more fytyrën”, zbulohet ‘përplasja’ e Zajminës me bashkëshortin

Zaimina Vasjari mbetet një nga këngëtaret më të komentuara në media dhe sidomos për jetën private e cila ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi.

Zaimina është prej disa vitesh në një marrëdhënie me biznesmenin Klodian Asllani për të cilin këngëtarja nuk flet shpesh duke e ruajtur lidhjen e tyre sa më larg thashethemeve.

Mirëpo e ftuar sot në “Why not”, Zaimina ka zbuluar më shumë për Klodin.

E pyetur nga Roza Lati nëse i kërkon Klodit që t’i bëjë foto, Zaimina u shpreh se ai nuk është mashkull i tillë.

“Klodi im nuk është ai mashkull që mund të të bëjë foto. Madje kur shkoj në vende që unë kërkoj të bëhet foto, gjithmonë thotë na more fytyrën”, u shpreh Zaimina.