LIFESTYLE, 3 Shkurt 2019, 13:14

Meghan Markle tregon mesazhin për punonjëset e seksit

Meghan Markle tregon mesazhin për punonjëset e seksit

Meghan Markle kishte një mesazh për t’i dhënë punonjëseve të seksit dhe gjeti një mënyrë kreative për ta bërë. Ajo dhe princi Harry vizituan qendrën e bamirësisë One25 në Bristol, që ndihmon punonjëset e seksit të jetojnë një jetë larg dhunës, varfërisë dhe varësisë në rrugë.

Ajo shkroi në bananet e drekës së tyre disa mesazhe inspiruese: “Je e fortë”, “Je speciale”, “Je e guximshme” dhe “Të duan.”

Kam një ide- një mesazh. Po e mendoja këtë një ditë më parë. Pashë një program që një zonjë kishte nisur në Amerikë në një program dreke për fëmijët në shkolla ku në secilën banane ajo shkruante një afirmim apo diçka që t’i bënte fëmijët të ndiheshin të fuqizuar.

Mendoj se ky gjest i vogël është një ide e mrekullueshme.”- është shprehur ajo.