LIFESTYLE, 2 Shkurt 2019, 11:13

“Do e doje kaq shumë burrin nëse do ishte i varfër?” Ja si përgjigjet Angela Martini

Dy vite më parë, Angela Martini u martua me biznesmenin rumun Dragos Savulescu dhe marrëdhënia e tyre ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave.

Së fundmi, Angela i është përgjigjur pyetjeve të disa fansave në Instastory, ku një prej tyre e pyeste modelen: “Do e doje burrin kaq shumë nëse ai do ishte i varfër?”. “Jo. Ndoshta pak më shumë”, i përgjigjet Angela.

Një tjetër e pyet sa para bën burri i saj, por modelja shqiptare i përgjigjet se nuk ja ka idenë.

Në një postim tjetër Angela ka zbuluar se qëndron me Dragosin pothuajse 24 orë.