TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lirohet nga paraburgimi Vladimir Gjuta. Ai u arrestua më 4 janar, pasi akuzohej se kishte rrahur me çekiç kushëririn e tij, duke i thyer dhëmbët dhe duke i dëmtuar njërin sy.
“News 24" raporton se ndaj Gjutës ishte caktuar masa e arrestit me burg për akuzën e ‘plagosjes së rëndë.
Pasi u krye akti nga Mjekësia Ligjore rezulton se plagosja ishte e lehte.
Personi që ishte dhunuar nga Gjuta, që në këtë rast ishte kushëriri i tij, u tërhoq nga ankimi dhe prokuroria kërkoi revokimin e masës, ndërsa gjykata vendosi që ta lërë të lirë.
Vladimir Gjuta është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi është arrestuar më parë si autori i vendosjes së tritolit në farmacinë e babait të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, por që u lirua në fund të hetimeve.