AKTUALITET, 12 Mars 2021, 17:21

Lulzim Basha takim me qytetarë e biznese në Durrës: Bëhuni bashkë në 25 prill me shumicën e shqiptarët që duan ndryshimin

Lulzim Basha takim me qytetarë e biznese në Durrës: Bëhuni

Kreu i PD, Lulzim Basha mesditën e sotme ishte në Durrës ku u takua me qytetarë e biznese në qendër të qytetit.

Basha i bëri thirrje atyre që të bashkohen më 25 prill me shumicën e shqiptarëve që e duan ndryshimin.

Sipas Bashës, me programin e PD Shqipëria i kthehet normalitetit dhe fiton një qeveri që mendon për shqiptarët dhe jo për një grusht njerëzish.

NJOFTIMI NGA PD

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha gjatë vizitës në Durrës, u ndal në disa prej biznesve në qendër të qytetit ku pa nga afër situatën e vështirë në të cilën ndodhet sipërmarrja në këtë qytet.

Kudo në rrugët e qytetit, Basha gjeti entuziazmin e qytetarëve dhe apelin e biznesit të vogël e të mesëm për ndihmë.

Gjatë bisedës me qytetarët dhe sipërmarrësit, Basha iu bëri thirrje të bëhen bashkë të gjithë me shumicën e shqiptarëve që duan ndryshimin me 25 prill.

Gjithashtu kreu i PD iu shpalosi durrsakëve planin e tij për ekonominë e vecanëriosht për biznesin që vendi të kthehet në normalitet dhe Shqipëria të ketë një qeveri që mendon për shqiptarët dhe jo për një grusht njerëzish sic ka ndodhur këto 8 vite.