TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka folur sot nga zyrat e FRD-së, në lidhje me incidentin e ndodhur sot paradite, pasi u kërkua lirimi i zyrave.
Basha theksoi se hakmarrja është tipar dallues i Ramës,. duke shtuar se kryeministri po dhunon opozitën. Lideri demokrat nënvizoi se më 25 prill, opozita e bashkuar do të arrijë fitore spektakolare.
“25 prilli do jetë dita kur do fitojnë të gjithë shqiptarët. Hakmarrja është tipari më dallues i Ramës. Kjo është dhunë ndaj opozitës.
Alternativa jonë është e shpresës, e cila vjen përmes bashkimit, që do sjellë fitoren më të thellë në zgjedhje. Largimi i Ramës më 25 prill i hap rrugë ndryshimit, të bëhemi bashkë të gjithë për bashkim”, u shpreh Basha.
