TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërkohë që numërimi i kutive të votimit po shkonte drejt fundit, raportohet se në Durrës ka pasur një konflikt mes ish-kryebashkiakut socialist Vangjush Dako dhe kandidatit të PD-së Ferdinand Xhaferri.
Dy përfaqësuesit e forcave politike rivale janë përplasur verbalisht me fyerje të ndërsjellta.
Përplasje ka pasur gjithashtu mes mbështetësve të dy partive politike, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Nuk dihen ende rrethanat e konfliktit mes Dakos dhe Xhaferrit.
Replikat:
Vangjush Dako: O Ferd Xhaferi, moret k…ne Durres
Ferdinand Xhaferaj: Ti shko sqarohu me amerikanet njehere, je non grata aty.
Xhaferaj i afrohet Dakos dhe mbështetësve të PS.
Ferdinand Xhaferaj-mbështetësve të PD: Mos u merrni me këta, janë llumi…
Në qarkun e Durrësit janë numëruar deri më tani 473 qendra votimi nga 481 në total. Në Durrës kryeson Partia Socialiste me 8 mandate, ndërkohë Partia Demokratike ka 6 mandate.