AKTUALITET, 27 Prill 2021, 18:33

Rama mesazh Bashës: Pranoje humbjen me dinjitet! Bashkëpunojmë me PD-në, pavarësisht kush do të jetë kryetari...

Rama mesazh Bashës: Pranoje humbjen me dinjitet! Bashkëpunojmë me


Kryeministri Edi Rama, ka mbajtur fjalimin e fitores në Sheshin Skënderbej, në prani të familjes së tij, kandidatëve dhe simpatizantëve të Partisë Socialiste.

Ai i ka dëguar një mesazh edhe Lulzim Bashës, që të njohë sa më shpejt rezultatin e zgjedhjeve "me dinjitet".

Rama tha se i shtrin dorën e bashkëpunimit opozitës, pavarësisht nëse në krye të PD-së do të jetë Basha apo dikush tjetër.

"Pranoje humbjen me dinjitet! 

Mospranimi i dinjitetshëm i kësaj humbje aspak turpëruese, e zvogëlon përmasën e rezultatit që PD mundi të arrinte, përballë një makinerie fitoreje si kjo e PS-së.

Miq demokratë, ne jemi më të mirët, ju jeni më të mirët pas nesh. Ky është fakt dhe faktet pranohen, nuk luftohen. 

Me apo pa Lulzim Bashën, opozita jonë e vetme është Partia Demokratike. Fitorja jonë e madhe nuk na e bën më të vogël, por më të madh detyrimin t'i shtrijmë dorën një bashkëpunimi të sinqërtë dhe demokratik, pa asnjë kufizim me PD-në", tha ndër të tjera Rama.

/TPZ.al/