BOTA, 10 August 2026, 10:29

Lufta/ Ukraina, sulm me dron ndaj Rusisë, 12 të vdekur dhe 39 të plagosur

Një sulm me dron ukrainas në rajonin e Tatarstanit në Rusinë qendrore ka vrarë të paktën 12 persona - cilësuar si një nga sulmet më vdekjeprurëse të Kievit. Ndërkohë 39 të tjerë mbetën të plagosur njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve TASS.

Edhe forcat ruse sulmuan Sumyn në Ukrainë, duke plagosur pesë persona dhe duke dëmtuar ndërtesa banimi, tha Serhiy Kryvosheyenko, kreu i administratës ushtarake të qytetit të Sumyt.

Pas më shumë se katër vitesh luftë, përpjekjet diplomatike mbeten në ngërç. Sulmet me dronë kanë shkaktuar gjithnjë e më shumë viktima civile, ndërsa të dyja palët vazhdojnë të përdorin armë me rreze të gjatë për të goditur objektiva larg vijës së frontit.