TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Londra do të mbetet qendra financiare e Evropës edhe pas Brexit, garantoi miliarderi amerikan Michael Bloomberg, duke inaguruar sot në kryeqytetin britanik selinë e re evropiane të kompanisë së tij të realizuar nga arkitekti Norman Foster.
“Parisi bën mirë të lëvizë, sepse disa do të shpërngulen në Paris dhe do të zhvillohen aty, ashtu si në Frankfurt, Amsterdam dhe qytete të tjera”, deklaroi ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut.
“Megjithatë, ndonëse Londra do të ketë një performancë më të ulët se sa kur ishte në BE, kjo nuk do ta shkatërrojë Londrën”, theksoi ai.
Mes avantazheve të kryeqytetit britanik ai citoi shtrirjen e tij, mjedisin e favorshëm për familjet, gjuhën angleze, rrjetin e transportit dhe komunikimit, në një çast që bota financiare britanike i trembet humbjes së pasaportës financiare evropiane në përfundim të negociatave për dalje nga BE-ja