AKTUALITET, 11 Janar 2020, 17:34

“Snajperistë dhe prostitucion”, Basha flet për vrasjet dhe korrupsionin: Këtu tenderin ta merr krimineli

“Snajperistë dhe prostitucion”, Basha flet për vrasjet dhe

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar vrasjet ë ndodhura së fundmi në Shqipëri dhe denoncimet për kryebashkiakët socialist.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha u shpreh se përgjegjësi i vetëm për vrasjet dhe krimet në Shqipëri janë Rama dhe Lleshaj, pro që sipas kryedemokratiti ata i lënë njerëzit të hanë kokat. Përsa u përket tenderave dhe korrupsionit, Basha shtoi se në Shqipëri tenderin e merr duke korruptuar pushtetarin, ose dërgon kriminelin ta marrë për ty.

“Impakti që kanë ekonomitë duke filluar nga qarku i Durrësit dhe i Tiranës. Duke goditur këto godet ekonominë e të gjithë vendit. Kur shpalosa modelin tim me pesë pika nuk e bëra sipas qejfeve të mia as për shpalosjen e kësaj qeverie sepse nuk është nevoja që ta bëj unë pore b ar sipas një modeli italian. Problem kryesor këtu është perdja e pashpueshme e korrupsionit.

I njëjti tender në Shqipëri, për të njëjtat shërbime kushton pesë herë më pak në Itali. Sepse ne i vjedhim 80%. Këtu dihet fare mirë që të marrësh tenderin do paguash pushtetarin ose do çosh kriminelin, ta marrë ai për ty. Edhe na ndodhin ngjarjet që na ndodhin pastaj.

Dhe prapë Rama dhe Lleshaj bëjnë sikur s’kuptojnë gjë. Këtu është futur snajper profesionit, por për ata të hanë kokat njerëzit e të vriten rrugëve. Askush nuk merr përgjegjësi. E kujt është përgjegjësia që kryebashkiakët dalin njëri pas tjetrit me krime dhe prostitcion. Është e një njeriu dhe e sistemit që ka ngritur ai.

Ta harrojë Edi Rama që 2020 do të jetë një vit zvarritjeje. Vetëm largimi i kësaj qeverie hap rrugën për ndryshimin. Ne po punojmë fuqishëm për palnin tonë ekonomik dhe politik. Qëllimi ynë është t’u kthejmë gjithçka shqiptarëve, votën dhe institucioneve. S’ka gjë tjetër. Tjerat janë llafe bosh. Nëse lajmi për marrjen e Presidencës së OSBE-së do të ishte një lajm i mirë është kthyer në një boomerang. Sepse janë vetëm lajme që kryesinë e mori një vend problematik që s’di të bëjë zgjedhje,”- tha Basha.