AKTUALITET, 13 Mars 2019, 20:41

Alibeaj: Rasti i Fierit, provë se Rama shantazhon çdo gjyqtar

Alibeaj: Rasti i Fierit, provë se Rama shantazhon çdo gjyqtar

Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar pas deklaratës së Policisë së Shtetit, e cila dënoi lirimin e protestuesit Pëllumb Isufaj, i cili qëlloi me gur efektivin e policisë gjatë protestës së opozitës në Fier.

Policia e Shtetit deklaroi se do të depozitojë padi penale ndaj gjyqtarit Sota, si dhe do të referojë pranë organeve të Vettingut dokumentacionin që provon absurditetin e vendimit të tij, por Enkelejd Alibeaj thotë se kërcënimi i gjyqtarit të Fierit është provë se Edi Rama shantazhon dhe kontrollon çdo gjyqtar ne vend.

Postimi i Enkelejd Alibeaj ne Facebook:

Kërcënimi me vetting i gjyqtarit te Fierit vetëm pse mbrojti interesin e qytetareve dhe nuk zbatoi urdhrin politik te trafikanteve qe drejtojnë Policinë Politike, është prove e qarte sesi Edi Rama shantazhon dhe kontrollon cdo gjyqtar ne vend.

Te mjere!

As me kercenime ndaj gjyqtareve qe nuk i nenshtrohen presionit tuaj kriminal dhe as me burgosjen politike te qytetareve te ndershem te ketij vendi, nuk e shpetoni dot Edi Ramen.