AKTUALITET, 2 Dhjetor 2019, 21:55

Lionel Mesi fiton “Topin e Artë” dhe vendos rekord!

Lionel Mesi fiton “Topin e Artë” dhe vendos rekord!
Lionel Mesi është përsëri në majë të botës. Sulmuesi argjentinas ka fituar sot për herë të 6-të “Topin e Artë”, duke kaluar në rivalitetin e përjetshëm Kristiano Ronaldon e vendosur një rekord të ri për këtë trofe. Edhe pse nuk fitoi ndonjë trofe të rëndësishëm ndërkombëtar në vitin e fundit me klubin e a përfaqësuesen, votuesit e kanë preferuar atë para emrave si Van Dajk, Ronaldo e Sane që ishin rivalët e tij më të afërt, duke i dhuruar një çmim që e bën edhe më legjendar emrin e tij. Në vijim, lista sipas renditjes të “France Football”: 1 Lionel Mesi 2 Virxhil Van Dajk 3 Kristiano Ronaldo 4 Sadio Mane 5 Mohamed Salah 6 Kilian Mbape 7 Allison 8 Robert Levandovski 9 Bernardo Silva 10 Rijad Mahrez 11 Frenki De Jong 12 Rahim Sterling 13 Eden Hazard 14 Kevin De Bryjn 15 Matijs De Ligt 16′ Serxhio Aguero 17 Roberto Firmino 18 Antuan Grizman 19 Trent Aleksander-Arnold 20 Pierr Emerik Aubamejang – Dushan Tadiç 22 Son Heung-Min 23 Hugo Loris 24 Mark Andre Ter Shtegen – Kalidu Kulibali 26 Karim Benzema – Georgino Vijnaldum 28 Zhoao Feliks – Markinjos – Roni Van De Bek