AKTUALITET, 2 Dhjetor 2019, 20:22

Tërmeti e la pa shtëpi, por bekohet nga mrekullia e jetës/ Gruaja shtatzënë që jetonte në çadër sjell në jetë vajzën

Tërmeti e la pa shtëpi, por bekohet nga mrekullia e jetës/ Gruaja

Në një kohë kur banesa e tyre u shemb nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin më 26 nëntor, për familjen Sula nga Manza e Durrësit ka ndodhur mrekullia.

Ndonëse e strehuar në çadër, në muajin e nëntë të shtatzënisë, Ardjana solli në jetë vajzën e saj Ajsel. Lajmi emocionues është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Mrekullia e jetës ??

Ndërsa familja Sula ka mbetur e pastrehë si pasojë e tërmetit dhe është strehuar në çadrën e emergjencës në Manëz, pak orë më parë ka lindur Ajsel, vajza e tyre ? që gëzon shëndet të plotë bashkë me mami Ardjanën ?

Ajsel #TiNukDoJeshKurrëVetëm????”, shkruan ministrja.