TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata ka vendosur masën detyrim paraqitje për Margerite Gjonin, e cila u arrestua pak ditë më parë pasi u filmua teksa rrihte shoqen e saj pasi kishet shkuar me të dashurin e saj.
Mësohet se 31-vjeçarja, kur ka marrë vesh se shoqja e saj, të cilën e kishte mbajtuar në shtëpi për dy vite me rradhë, me rroba dhe ushqim, është tronditur nga veprimi dhe ka reaguar në atë mënyrë duke e goditur.
Margerita është penduar për dhunën e ushtruar ndaj shoqes, ndërkohë që prej tre muajsh ishte në proces divorci me Ndue Prekën.
Avokati i Gjonit është shprehur në emër të saj se Margarita është tronditur se “pse me ja ba shoqja e ngushtë atë punë, megjithëse ato kanë qenë në proces divorci”.
Videot në mediat sociale nuk janë publikuar nga Margeritë Gjoni, por i ka dërguar një anëtar tjetër i familjes.