AKTUALITET, 28 Gusht 2020, 10:25

Meta viziton memorialin e Besëlidhjes së Mesaplikut: Ndezi ndjenjat patriotike për liri

Meta viziton memorialin e Besëlidhjes së Mesaplikut: Ndezi ndjenjat


Presidenti Ilir Meta, në vazhdim të vizitës së tij në Labëri, ka vendosur kurora me lule në kompleksin memorial të Besëlidhjes së Mesaplikut.

Në shënimin e tij në rrjetet sociale sot, bashkë me fotografitë, Meta ka shkruar:

"Kënaqësi të vizitoja kompleksin memorial të Besëlidhjes së Mesaplikut, një prej ngjarjeve madhore që udhëhoqi Labërinë dhe Jugun e vendit në kryengritjet antiosmane të drejtuara nga Zenel Gjoleka.

Besëlidhja e Mesaplikut luajti rol të rëndësishëm për të ndezur ndjenjat patriotike për liri dhe ishte një burim frymëzimi edhe për bashkimin dhe ngritjen e Labërisë dhe gjithë Jugut në Luftën e Vlorës në vitin 1920."