AKTUALITET, 28 Gusht 2020, 11:03

“60% e firmave nuk justifikojnë burimin financiar”, Pollo citon raportin: Kudo është futur paraja e pistë!


Ish-deputeti Genc Pollo sot ka rikthyer në vëmendje atë që opozita e ka denoncuar vazhdimisht, si ndërtimet në kryeqytet, firmat e të cilave nuk e justifikojnë burimin e pasurisë.

Pollo flet me shifra, teksa shprehet se janë pastruar 1,6 miliard euro në tre vjet, duke iu referuar raportit global Initiative.

POSTIMI:

Shqipëria: 60% e firmave që ndërtuan në kryeqytet në 2017-2019 nuk justifikojnë burimin financiare; U pastruan 1.6 mld euro në tre vjet” konkludon raporti i Global Initiative. Filloi fiks një vit mbas gjithë-kanabizimit nga dyshja Rama-Tahiri.

U denoncua sitematikisht nga opozita. Shkak për gjendjen mizerabël të ekonomisë e biznesit (përveç keqqeverisjes, supertaksave, korrupsionit por edhe tërmetit dhe epidemisë) Kudo ku është futur paraja e pistë është dëmtuar normaliteti i sipërmarrjes dhe janë pasuruar një grusht banditësh e oligarkësh.

Për të tjerët mbeti varfërimi dhe emigrimi. Ndërkohë, që prej marsit, lufta kundër larjes së parave është kushti nr 4, nga 12 gjithsej, për çeljen e negociatave me BE. Prandaj koha për ndryshim! Një orë e më parë.