LIFESTYLE, 5 Mars 2024, 22:10

U përplas me Françeskën në tualet, Sara përjashtohet përfundimisht nga Big Brother VIP! Ja reagimi i saj

U përplas me Françeskën në tualet, Sara përjashtohet

Sara Gjordeni është përjashtuar përfundimisht nga Big Brother VIP pas përplasjes që ajo pati në tualet me banoren tjetër, Franceska.

Debati mes tyre degradoi pas ofendimeve që kishin ndodhur disa ditë më parë. Pas vendimit të Vëllait të Madhe, ajo kërkoi të takohej vetëm me Meritonin dhe Bardhin.

Mes lotësh, ajo është larguar pas mbi 50 ditësh qëndrimi brenda shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri.

“Vëllai i madh pasi ka analizuar situatën e ndodhur mes Sarës dhe Franceskës njofton se përpjekja e Sarës për të hyrë me forcë në ambientet e tualetit, duke i penguar me forcë daljen Françeksës është i ndaluar. Për këtë arsye vëllai i madh njofton se ka vendosur të përjashtojë përfundimisht nga gara banoren Sara Gjordeni”, lexoi vendimin Ledion Liço.

Sara Gjordeni: Nuk dua të takoj asnjëherë. Por doja të thoja diçka. Unë i kam kërkuar vetëm një nder këtij formati, që i kam dhënë diçka. Kam kërkuar diçka që ju nuk ma respektuar. Kam kërkuar të dal dhe ju nuk ma respektuat. E  ndjej fyese këtë sepse më thatë do ju kthej përgjigje dhe nuk më kthyer.

Ledion Liço: Sara, ti je shumë interesante kur vjen puna për të luajtur me fjalët. Kërkesa për të dalë nga show bëhet vetëm në prime, kur bëhet fjalë për lenie vullnetare. Ti nuk mund të hedhësh gurin dhe të fshehësh dorën. Më vjen keq që ti del në këtë mënyrë.

Sara Gjordeni: Unë nuk doja të kthehesha në living, por doja tek dera vetëm Meritonin dhe Bardhin.