LIFESTYLE, 28 Shkurt 2024, 18:40

Pamja alarmoi fansat, ylli i “Peaky Blinders” zbulon arsyen pas shndërrimit të frikshëm

Pamja alarmoi fansat, ylli i “Peaky Blinders” zbulon arsyen pas

Ylli i “Peaky Blinders” ka zbuluar arsyen e vërtetë të pamjes së tij të çuditshme që ngjalli shqetësim te fansat.

Paul Anderson dukej shumë larg nga personazhi i tij me kostum e çizme teksa po blinte diçka në një furrë buke ku u shfaq i veshur me një xhup të trashë. Çehrja e zbehtë e fytyrës dhe lodhja alarmuan fansat.

Paul postoi një foto në Instagram për të sqaruar të vërtetën pas imazheve dhe në fakt, është diçka fare e zakonshme.

Pamja alarmoi fansat, ylli i “Peaky Blinders” zbulon arsyen pas

“Kthim në punë dhe në sheshxhirim sot! Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe shqetësimin. Isha petë nga gripi”, shkroi aktori i cili luan Arthur Shelby në serialin e famshëm.

Kjo duket se i ka qetësuar fansat e 46-vjeçarit.

Anderson po i rikthehet punës pasi së fundmi u shpall fajtor për posedim kokaine dhe amfetamine. Ai u gjobit me 1345 paund. Aktori pranoi se kishte drogë të klasit A, si dhe amfetamina të klasës B dhe dy substanca të klasës C me recetë.