LIFESTYLE, 26 Mars 2022, 08:45

Liberta Spahiu thyen heshtjen, sqaron nëse është në lidhje me Flori Mumajesin

Liberta Spahiu thyen heshtjen, sqaron nëse është në lidhje
Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu

Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu kanë qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit pasi përfliten se janë në një lidhje. Ndonëse prej prej kohësh ka pasur spekulime se dyshja e famshme janë bashkë, dyshimet u përforcuan më shumë pasi një video e tyre në një dasmë në Amerikë u bë virale.

Së fundmi, ka ardhur dhe reagimi i moderatores nga Kosova e cila nuk ka kursyer dhe ironinë lidhur me atë që është përfolur në media. Ajo është ndalur për këtë temë në emisionin e saj Prive, në rubrikën ‘E vërtetë e pavërtetë.” Në insertin e përgatitur, thuhet se mes tyre nuk ka asgjë më shumë sesa miqësi.

Liberta Spahiu thyen heshtjen, sqaron nëse është në lidhje

“Gjithçka nisi nga një puthje e cila si moment është postuar së pari nga vetë Liberta në mesin e dhjetëra postimeve nga atmosfera fantastike e dasmës. Por Liberta dhe Flori gëzojnë shoqëri të mirë nga në periudhë e gjatë nga 15 vjet më parë dhe kjo nuk është hera e parë dhe as e fundit që mund t’i hasim në shoqëri e njëri-tjetrit.”, thuhet në insert.

Liberta Spahiu thyen heshtjen, sqaron nëse është në lidhje