LIFESTYLE, 3 Dhjetor 2021, 22:55

Trekëndëshi i dashurisë në Big Brother/ Beatrix: I kërkoj ndjesë Bora Zemanit!

Trekëndëshi i dashurisë në Big Brother/ Beatrix: I

Vijojnë dramat në Big Brother Vip, reality show që transmetohet në Top Channel. 

Mbrëmjen e sotme, është diskutuar historia e re e dashurisë që ka lindur në shtëpi, mes Donaldit dhe Triksës.

Beatrix Ramosaj i kërkoi falje Bora Zemanit, ish të dashurës së Donaldit, për situatën e krijuar dhe mungesën e respektit ndaj saj. 

Aktori i humorit Donald Veshaj, nisi një histori dashurie me këngëtaren Ramosaj, pa e sqaruar nëse ishte ndarë me moderatoren Bora Zemani. 

Kjo histori ka marrë vëmendjen e publikut. Shumë persona kanë qenë kritikë me veprimet e Donaldit, duke shpërthyer në komente në rrjetet sociale. 

Mbrëmjen e sotme, Donaldi sqaroi se nuk është në një lidhje me Bora Zemanin dhe se "e pëlqen shumë" Triksën.