LIFESTYLE, 3 Dhjetor 2021, 17:22

Pas kritikave në rrjet për Beatrix, reagon për herë të parë e ëma e këngëtares

Pas kritikave në rrjet për Beatrix, reagon për herë të

Pothuajse i gjithë rrjeti është kthyer kundër këngëtares Beatrix Ramosaj, për shkak të romancës së saj me Donaldin.

Janë të shumtë njerëzit që e gjykojnë, sepse sipas tyre ajo ka ndërhyrë në marrëdhënien e aktorit me moderatoren Bora Zemani.

Beatrix ka marrë shumë kritika në rrjet, aq sa personi që i menaxhon Instagramin është detyruar të çaktivizojë komentet nga fotot e saj. Nisur nga kjo situatë ka reaguar e ëma e këngëtares, Antigonë Ramosaj.

Ajo ka shpërndarë në Instastory statusin e një faqeje që mbështet Beatrixin, ku mes të tjerash shkruhet:

“Zgjohemi ne nga askushi dhe gjykojmë Trixën. Për çfarë? Për fjalën më të madhe në botë që është dashuria…Mjaft gjykuam se kështu nuk do arrijmë askund!”

Pas kritikave në rrjet për Beatrix, reagon për herë të