TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ikona e Hollywood, Raquel Welch, e cila u bë një seks simbol ndërkombëtar në vitet 1960, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Welch ndërroi jetë këtë të mërkurë në mëngjes pas një sëmundjeje, sipas menaxherit të saj.
Ajo e filloi karrierën e saj në moshën 19-vjeçare dhe luajti në rreth 65 filma. Ajo u nderua me Golden Globe për pjesëmarrjen e saj në “D’Artagnan and the Three Musketeers”.
Aktorja u bë e njohur për publikun e gjerë për rolet e saj në “Fantastic Voyage” dhe “One Million Years BC”, në të cilat luajti në vitin 1966. Ajo gjithashtu u shfaq në “The Cher Show” në 1975 dhe interpretoi “I’m a Woman” me Ser.
Herë pas here, revista të ndryshme e përfshinin në listën e aktoreve më seksi të të gjitha kohërave. Ajo u emërua nr.1 nga 100 yjet më seksi në historinë e filmit nga revista Esquire dhe nr.3 e “100 yjet më seksi të shekullit të 20” nga Playboy.
Ajo fitoi një çmim Golden Globe për performancën e saj në 1974 në “The Three Musketeers” dhe u nominua përsëri në 1987 për filmin “Right to Die”. Amerikania u vlerësua shpesh se theu “kallëpin” e heroinave moderne të aksionit në filmat e Hollivudit.
Welch trajtoi imazhin e saj në librin e saj, “Raquel: Përtej dekoltesë”, në të cilën foli për fëmijërinë e saj, problemet e saj të hershme të karrierës si nënë beqare në Hollywood dhe pse nuk gënjeu kurrë për moshën e saj. Ajo la pas dy fëmijë.
Raquel Welch has passed away at the age of 82.
— Rex Chapman???????? (@RexChapman) February 15, 2023
What a life. Rest in peace… pic.twitter.com/Lp0ECK3ugB