LIFESTYLE, 8 Shkurt 2022, 10:01

Puthja Ilir-Arjola, reagimi i Sabianit: Po aktrojnë, edhe unë do të puthesha…

Puthja Ilir-Arjola, reagimi i Sabianit: Po aktrojnë, edhe unë do

Këngëtari Sabian Medini ka komentuar puthjen e balerinit Ilir Shaqiri me aktoren Arjola Demiri, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Sabiani ishte i ftuar dje ne emisionin “Ftesë në 5” dhe u shpreh se puthja në fakt ishte thjesht një lojë nga ana e “Vëllait të madh”.

Po ashtu, ai vuri në pah faktin se të dy janë artistë dhe këto gjëra ndodhin gjatë një shfaqjeje.

“Shiko unë s’reagoj se besoj se ata po bëjnë një lojë nga Vëllai i madh, s’është spontane. Janë dy artistë që aktrojnë, s’ka asgjë të keqe. Edhe unë do puthesha në një situatë të tillë,“- tha Sabiani.

Ditën e djeshme mes Ilirit dhe Arjolës, pati një puthje gjatë aktrimit për një nga sfidat e Big Brother VIP, ku duhet që të rikrijonin një skenë nga filmi i njohur shqiptar “Edhe kështu, edhe ashtu”.