LIFESTYLE, 7 Shkurt 2022, 14:38

“Mendova se e humba”/ E tradhëtoi, Iliri për bashkëshorten: Nuk dija ç’thoja

“Mendova se e humba”/ E tradhëtoi, Iliri për

Ilir Shaqiri ka rrëfyer edhe një herë tjetër përjetimin që pësoi pasi kreu tradhëtinë ndaj bashkëshortes.

Ditën e sotme ai ka vendosur të diskutojë me Monikën në lidhje me ndjesitë që ka përjetuar.

“Vëllai i Madh” u ka dhënë një mundësi që secili banor të shkruajë një letër për më të dashurin e tyre apo ndonjë familjari, Iliri ka shprehur se këtë letër e meriton bashkëshortja e tij.

Sipas tij momenti më i frikshëm është kur ka menduar se e ka humbur atë.

“Disa mendime që kam pasur, disa dyshime, disa shpresa. Sepse unë sot e kësaj dite kam realisht imazhin e saj këtu kur e kam takuar me 15 tetor.

Ka qenë i frikshëm për mua. I frikshëm! Nuk dija edhe çfarë të thoja. Mendova se e humba menjëherë“, u shpreh Iliri.