LIFESTYLE, 11 Janar 2024, 13:46

Sa vjeç bën? Zyliha Miloti, ikona e humorit shqiptar feston sot ditëlindjen

Sa vjeç bën? Zyliha Miloti, ikona e humorit shqiptar feston sot

Zyliha Miloti është padyshim një nga artistet më të mëdha që ka prodhuar ndonjëherë vendi ynë.

Aktorja e madhe e humorit me gjysmë shekulli karrierë artistike në Teatrin e Estradës dhe me më shumë se 250 premiera shfaqjeje feston sot ditëlindjen e 78.

Galeria e personazheve që krijoi dhe eksperienca e saj, bënë që ajo të mbetet një nga aktoret e shquara në skenën e humorit shqiptar.

Mes shumë urime nga miq e dashamirës të aktores, edhe këngëtarja Rosela Gjylbegu ka bërë një urim.

“Sot ka ditëlindjen një nga ikonat e kulturës shkodrane, një zonjë artiste dhe një diva shqiptare. Edhe 100 vite të tjera plot me artin, kulturën dhe humorin tand Zyliha Miloti”, shkruan Rosela.

Sa vjeç bën? Zyliha Miloti, ikona e humorit shqiptar feston sot