TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mamaja e ish-zonjës së parë të SHBA, Amalija Knavs, ka vdekur në moshën 78-vjeçare.
“Me trishtim të madh njoftoj se nëna ime e dashur, Amalija ndërroi jetë,” shkroi Trump në rrjetin X. “Amalija Knavs ishte një grua e fortë që mbahej me hijeshi e dinjitet. Ajo ishte e përkushtuar ndaj bashkëshortit të saj, bijave nipit dhe dhëndrit. Ne do të na marrë malli sa s’thuhet dhe do të vijojmë të nderojmë trashëgiminë e saj.”
Melania Trump nuk tregonte shkakun e vdekjes, por Knavs kishte qenë e sëmurë prej disa kohësh. Ish-presidenti Donald Trump kujtoi vjehrrën e tij me një postim në rrjetet sociale dje mbrëma. “Është një kohë e trishtë për familjen Trump, nëna e mirë dhe e bukur e Melanias, Amalija, ka shkuar në qiell. Ajo ishte një grua e pabesueshme dhe ne do të na marrë malli shumë!”
Melania Trump nuk kishte dalë në foton familjare të Krishtlindjeve ku shiheshin vetëm bashkëshorti dhe tre fëmijët me disa familjare te tjerë, sipas saj për të qenë pranë Knavs në spital, thanë burimet muajin e kaluar. Melania Trump dhe nëna e saj sllovene ishin shumë të afërta sipas ndihmëses Stephanie Winston Wolkoff, e cila më parë hyri në konflikt me ish-pronaren. “Melania është kujdesur gjithmonë për prindërit. Unë lutem për Amalija,” thotë gruaja që ka shkruar librin polemik “Melania and Me” mbi ish-familjen presidenciale.
Familja Knavs u bënë qytetarë të SHBA në 2018, dy vjet para se Trump të bëhej president. ‘Green card-at’ që ata morën disa muaj para betimit ngritën dyshime për trajtim të veçantë të familjarëve të presidentit me proces të përshpejtuar bashkimi familjar. Amalija Knavs kishte punuar më parë në një fabrikë tekstili, ndërsa Viktor ka qenë shitës makinash.