TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Blogerja Sara Hoxha dhe partneri i saj Luixhino janë fituesit e edicionit të parë të Dancing With The Stars. Ajo rrëmbeu kupën e artë dhe çmimin e madh 50 mijë euro.
Mes lotësh dhe e përfshirë nga emocione të papërshkueshme, Sara kishte përgatitur një letër falënderimi në rast se do të fitonte finale.
“Dua të falënderoj produksionin, Esdalinin dhe Olën, falënderoj Luixhinon për çdo orë provë që s’e ka kursyer, energjinë, përkushtimin, mikun që e fitova, familjet Hoxha dhe Vula, Poin që ishte frymëzimi im”, tha Sara.
Një personazh i dashur për publikun, edhe pse jo pjesë e ekranit, ajo arriti ta menaxhonte mirë botën “e ashpër” të spektaklit.
Ajo e provoi veten në shumë disiplina, që nga ato ritimiket, energjiket deri tek më emocionueset.
Sara garoi në finale me tre konkurrentë të tjerë, Ardit Çunin, Megi Pojanin dhe Elhaida Danin, të cilët ishin shumë pranë çmimit të madh.
Sara garoi në finale me tre konkurrentë të tjerë, Ardit Çunin, Megi Pojanin dhe Elhaida Danin, të cilët ishin shumë pranë çmimit të madh.