LIFESTYLE, 31 Dhjetor 2022, 12:42

"Përballë ishullit grek të Korfuzit"/ Media amerikane: Dua Lipa po ndërton një supervilë në Sarandë

"Përballë ishullit grek të Korfuzit"/ Media amerikane:

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është duke ndërtuar një shtëpi milionadollarëshe në qytetin turistik të Sarandës. Sipas gazetës amerikane “Page Six”, vila e Duas po ndërtohet përballë ishullit grek të Korfuzit dhe do të ketë pamje përrallore të detit Jon.

Dua Lipa e ka vizituar shpesh qytetin e Sarandës gjatë sezonit të verës, dhe duket ajo është dashuruar me bukuritë natyrore dhe ujin e kristaltë të plazheve, sa që ka vendosur të ndërtojë një vilë luksoze aty.

Në 2021 ajo e vizitoi Sarandën me familjen dhe ish të dashurin e saj Anwar Hadid, si dhe drekoi me kryeministrin Edi Rama.

Prej disa muajsh, Dua gëzon edhe shtetësinë shqiptare, që iu akordua nga presidenti Bajram Begaj.