TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, ka publikuar në rrjetet sociale një bisedë me ish-drejtorin e Përgjithshëm të televizionit ku ajo bën pjesë, Top Channel, Ben Blushi.
Në bisedën e publikuar nga Arbana, shihet se Blushi vijon ta përgëzojë moderatoren për punën, pavarësisht se nuk është më nën drejtimin e tij.
“Arbana duhet të shkëlqesh sot, jam i bindur që do e bësh, suksese,”– shkruan Blushi në mesazhin e tij, siç duket para spektaklit të Big Brother.
“Faleminderit shumë Beni, do shkëlqejmë të gjithë, jam e bindur,”- i përgjgjet Osmani.
“Edhe ti, edhe Eduarti keni qenë fantastikë, çfarë reagimesh ka pasur,”– vijon Blushi.
“Thank you (Faleminderit), “– shton moderatorja duke treguar se me Blushin ruan një marrëdhënie fantastike.




