TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Albana Rama është sipërmarrëësja shqiptare në krye të kompanisë “Rainforest Company”, e cila u shpall më e suksesshmja në Europë për vitin 2022.
Mirëpo, ajo ka një histori tepër të veçantë, pasi la punën si financiere dhe vendosi të eksplorojë xhunglën e Amazonës.
Albana ndau për Abc News detaje nga kjo eksperiencë se çfarë arriti të mësonte.
“Unë jam rritur në Kosovë dhe në moshën 7 vjeçare jam larguar në Zvicër. Kam pasur një karrierë diku 9 vite në industrinë e financave.
Kisha arritur shumë në moshën 30 vjeçe. Mirëpo, ndjeja që duhet të shijoja diçka të re në anën intelektuale, por edhe fizikisht. Ishte një adrenalinë më vete. Ka filluar si një pushim në xhungël. Isha për tre javë me popullin indigjenë dhe më ka hapur një botë tjetër shumë ndryshe, nga ajo që ne njohim shumë civilizuese.
Kështu, ato 3 javë më kanë bërë të krijojë një kompani me vizionin për të ndryshuar industrinë e ushqimit.
Unë mendoj që njeriu mund të jetojë në çdo vend të botës. Unë nuk mendoj që në pyllin e Amazonës do të jetojë gjithë jetën. Mirëpo, shkoj tre here në vit. Jetoj disa javë aty dhe bashkëpunoj me indigjenët, kuptoj botën e tyre se çfarë i mungon, sfidat që ata hasen”, u shpreh ajo ndër të tjera.