TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shpat Kasapi është bërë së fundmi baba. Këngëtari dhe Selvije Jao mirëpritën djalin në fund të Janarit, që e quajtën Roel. Së fundmi, ai ka dhënë një intervistë, ku mes të tjerash, ka treguar dhe një ngjarje që i ka ndodhur me një burrë në një dasmë ku kishte kënduar.
Ai tha se mundohet të tregohet dashamirës me dasmorët dhe se teksa këndon i mban pranë vetës. Por kur bëri të njëjtën gjë me disa të ftuar në një dasmë, një burrë nuk e kishte pritur dhe aq mirë faktin që kishte përqafuar gruan e tij.
“Po ma bënte me shenjë por nuk e kuptova. Mendova se dëshironte të ndryshoja këngën, dhe i thashë pak më vonë. Më pas ai vjen tek unë dhe më thotë ‘mos e prek atë, është gruaja ime’. Më pas më tha se po bëj shaka. Fillova të qesh nga sikleti dhe i thashë se thjesht doja ta sillja të kërcente.“, tha ai.