TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këngëtari i njohur amerikan R. Kelly është dënuar me 30 vjet burg, i shpallur fajtor për shantazh, trafikim dhe abuzim seksual.
Pas rreth nëntë orësh, juria prej 12 antarësh arriti të merrte vendimin përfundimtar për këngëtarin e “I Wish.”
“Për viktimat në këtë rast, zërat tuaj u dëgjuan dhe drejtësia më në fund u vendos,” tha prokurorja në detyrë e SHBA Jacquelyn Kasulist jashtë sallës së gjyqit pas vendimit. “Askush nuk e meriton atë që përjetuan gratë në duart e tij. Ose kërcënimet dhe ngacmimet me të cilat u përballën.”
Dënimi i tij fillimisht ishte planifikuar në 4 maj, por më pas u shty dhe çështja u hetua. Prokurorët i kërkuan gjyqtares Ann Donnelly një dënim prej më shumë se 25 vjetësh për fituesin e Grammy-t, duke deklaruar në një memorandum dënimi se i dënuari mbështetej në famën dhe paratë e tij për të “mbartur dhe fshehur krimet e tij”.