LIFESTYLE, 29 Qershor 2022, 18:01

FOTOT/ Leka Zogu kujton rikthimin në Shqipëri, 20 vite më parë: Ja misioni që kam

FOTOT/ Leka Zogu kujton rikthimin në Shqipëri, 20 vite më

Leka Zogu ka kujtuar rikthimin e familjes së tij në Shqipëri, 20 vite më parë.

“Sot behen 20 vjet nga kthimi i Familjes Mbreterore Shqiptare ne atdhe mbas nje emigrimi te detyruar dhe te sterzgjatur.

Ne kete ditë do te donim te kujtojme jo vetem ata burra dhe gra qe sakrifikuan me Familjen Mbreterore per nje Shqiperi te lire dhe Europiane, si ne emigrim dhe ne Shqiperi, por edhe ata deputetë, përfaqësues te popullit në Kuvendin e Shqipërisë që shembën murin dhe rrezuan ligjin qe ndalonte kthimin e Familjes Mbreterore ne Shqipëri si dhe realizuan dëshirën dhe vullnetin e Nënës Mbretëreshë Geraldinë që të mbyllte sytë në vendin që e deshi dhe e mirëpriti si Mbretëreshën e tyre.

Natyrshëm që në këtë 20-vjetor të rikthimit të Familjes Mbretërore në atdhe, e vetmja pyetje që i shtrojmë vetes është nëse mund të bëjmë akoma më shumë për vendin dhe njerëzit.

Sikurse në të kaluarën, misioni i Familjes Mbreterore mbetet një dhe i pandryshuar: paqja sociale, prosperiteti dhe vëllazërimi mes shqiptarëve.

Shqipëria jonë ka nevojë për të gjithë ne, që ta ndërtojmë dhe ta bëjmë një vend të dashur, mbi të gjitha për rininë tonë. Shqipëria jonë ka  potencialin për të qenë e lakmushme nga të gjithë.

Zoti e bekoftë Shqipërinë tone”, shkruan ai.

FOTOT/ Leka Zogu kujton rikthimin në Shqipëri, 20 vite më

FOTOT/ Leka Zogu kujton rikthimin në Shqipëri, 20 vite më

FOTOT/ Leka Zogu kujton rikthimin në Shqipëri, 20 vite më

FOTOT/ Leka Zogu kujton rikthimin në Shqipëri, 20 vite më