TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kapelja speciale 22 e Taylor Swift iu dhurua një njeriu të veçantë në koncertin e fundit të këngëtares. Artistja 34-vjeçare e ka bërë traditë që ia dhuron kapelën e saj fansave të pranishëm në koncertet e saj në “Eras Tour”.
Të premten, Taylor ia dha kapelën një fanseje të vogël të sëmurë me kancer, e cila quhej Scarlett Oliver. Kjo ndodhi pasi njerka e vajzës, Natalie, tregoi publikisht historinë e saj dhe se si ajo është një fanse e madhe e Taylor që dëshiron ta takojë një ditë.
"Scarlett është një 9-vjeçare nga Perth dhe ajo u diagnostikua në tetor të vitit të kaluar me një glioma të shkallës së lartë - ky është një kancer shumë agresiv i trurit pa shërim," shkroi Natalie në një faqe fansash në Facebook. “Scarlett është kaq e emocionuar dhe do të donte absolutisht të merrte kapelën 22 nga Taylor (sikurse të gjithë të tjerët jam e sigurt).”
Më vonë, kur ajo postoi një foto të Scarlett-it duke mbajtur një tabelë ku shkruhej, "Taylor a mund ta kem kapelën 22? Të lutem," ekipi i Taylor e vuri re atë dhe më pas këngëtarja u kap duke përqafuar dhe puthur vajzën e vogël në stadiumin "Accor", teksa i vendoste kapelën në kokën e saj.
Oh my god Scarlett got the 22 hat and a long interaction #SydneyTSTheErasTour
— ashley ???? (@the13manuscript) February 23, 2024
pic.twitter.com/Tw9wD5G8SG