LIFESTYLE, 12 Janar 2022, 11:54

“Një version për moralistët”, Ronela ka një përgjigje për kritikët e këngës “Sekret”

“Një version për moralistët”, Ronela ka një

Ronela Hajati po përgatitet për Eurovisionin pas fitores në Festivalin e Këngës. Këngëtarja do të na përfaqësojë në Torino me këngën që mban titullin “Sekret”. Megjithatë si gjithnjë, edhe kësaj here, fituesi u përball me kritika. Janë të shumtë ata që mendojnë se teksti i këngës është shumë i dobët.

Këtyre kritikave, Ronela ka vendosur t’ju përgjigjet në mënyrë sarkatike. Ajo ka publikuar një video duke theksuar një pjesë të tekstit të këngës, krahas së cilës ka shkruar: “Versioni për moralistët”. Ronela, në intervistën e parë që dha pas fitores, tha se performanca në Torino do të jetë krejt ndryshe nga ajo që pamë në festival.

“Nuk do të kenë lidhje me njëra-tjetrën, si tre individë të ndryshëm, që këndojnë tre këngë të ndryshme. Klipi do të jetë dua ta sjell si mistike, e rrallë, ndërsa performanca do të jetë shumë commerce, dua të bëj diçka as evropiane, diçka si latino amerikanët, dua të sjell një gjë që të shkaktoj shumë polemika.”, u shpreh këngëtarja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)