LIFESTYLE, 12 Janar 2022, 09:23

Nuk do ta besoni/ Mike Pompeo pëson ndryshimin drastik, humbet 41 kilogram në gjashtë muaj

Nuk do ta besoni/ Mike Pompeo pëson ndryshimin drastik, humbet 41 kilogram

Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit dhe ish-drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, ka pësuar një ndryshim drastik në trupin e tij.

Ai ka thënë se ka humbur plot 41 kg për 6 muaj, ndërsa  nënvizon se humbjen në peshë e ka arritur falë ndryshimit të zakonit të të ngrënit, e jo si rezultat i një ndërhyrjeje.

“Kam lexuar shumë për këtë temë. Por gjatë kësaj periudhe, kam ngrënë më pak dhe jam ushtruar më shumë. Kjo është ajo që bëra”, u shpreh Pompeo.

Ai ka thënë më tej, se ka arritur të humbiste në peshë pa ndihmën e asnjë nutricionisti dhe trajneri personal, por vetëm duke ndryshuar drastikisht mënyrën e të ushqyerit.

Larg punës, ai thotë se tani zgjedh opsione më të shëndetshme si të bardhat e vezëve dhe proshutën e gjelit të detit në vend të petullave me kunguj gjatë udhëtimeve familjare në Ihop.

Pompeo po ashtu, është kuotuar si kandidat i mundshëm për President i SHBA, zgjedhje të cilat priten të mbahen në vitin 2024.