LIFESTYLE, 11 Janar 2022, 12:20

Fiksimi për makinat, Arjola banorëve të BBV: Zemër, unë jam e para femër në Shqipëri që kam ngarë një Porsche

Fiksimi për makinat, Arjola banorëve të BBV: Zemër, unë

Arjola Demiri është ndër aktoret e njohura në Shqipëri. Prej 3 muajsh ajo ndodhet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ku po bën lojën e saj për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë euro.

Gjatë qëndrimit në shtëpinë në shtëpi, aktorja nga Tropoja shpesh e ka treguar fiksimin e saj për veturat.

Në një bisedë me Donaldin, Beatrixën, Einxhelin e tjerë, Arjola Demiri u shpreh se ka qenë e para femër që ka vozitur Porsche në Shqipëri.

 “Zemër, unë jam e para femër që kam vozitur Porsche në Shqipëri, dhe bëhet fjalë për vitin 2008, kur atëherë ishin gjërat ndryshe”, tha aktorja e njohur.