LIFESTYLE, 5 Korrik 2022, 14:28

Moderatori i njohur i zbulon sekretin Mariza Ikonomit: Do të martohet shumë shpejt

Moderatori i njohur i zbulon sekretin Mariza Ikonomit: Do të martohet

Vetëm pak ditë më parë këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi zbuloi se është në një lidhje dashurie dhe duket se së shpejti do kemi dasmë.

Të paktën kështu ka deklaruar një nga miqtë e Marizës, moderatori Ermal Peçi. Në një intervistë për ‘Top Albania Radio’, ai tha se shumë shpejt këngëtarja do kurorëzojë dashurinë e saj. 

 “I kam thënë ‘Martohu’ dhe po e them si lajm ekskluziv se Mariza do martohet shumë shpejt. Është e vetmja gjë që i kemi kërkuar publikisht dhe e ka ndarë mendjen.” -u shpreh Ermali pa zbuluar më shumë detaje.

Ndonëse ka shumë vite që është pjesë e botës së muzikës dhe jetës publike, këngëtarja e ka ruajtur gjithnjë me fanatizëm jetën e saj personale. Megjithatë, ajo ka folur si rrallëherë për jetën sentimentale së fundmi duke zbuluar se është e dashuruar. E ftuar te “Rudina”, Mariza tha që “tani do ta pranoj, s’kam ç’të bëj”.

“Në fakt, dua të them shumë, por është bekim kur je e rrethuar nga dashuria. Dje e kam ndier veten të rrethuar nga dashuria 100 për qind” – tha këngëtarja pa e zbuluar identitetin e partnerit të saj.

Natyrisht, ai ishte i pranishëm në prezantimin e klipit të saj të fundit: “Ishte prezent, nëpër cepat e telajos, në çdo cep të telajos”, – shtoi ajo, sërish e rezervuar për të zbuluar më shumë.

Planet për fëmijë? “Unë, në fakt, ndoshta edhe për shkak të këtij instinktit të mëmësisë, kam dashur gjithmonë vajzat.

Patjetër, edhe djemtë, por nuk e di pse, ngaqë jemi familje gocash. Por edhe kur ka ardhur nipi pastaj, e ndryshoi komplet.

Patjetër që më pëlqen, familja është e shenjtë, e shtrenjtë dhe është ndryshe të flasësh, por kur ke vajzë, është e konkretizuar dhe të duket ndryshe.”