LIFESTYLE, 4 Korrik 2022, 17:06

David dhe Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës: Një kthim pas në momentet më të veçanta të çiftit

David dhe Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës: Një

Në kohë të mira dhe të vështira. David dhe Victoria Beckham janë një nga çiftet më jetëgjatë të Hollywood për një arsye të thjeshtë: Ata të dy kanë kaluar së bashku kohë të mira dhe të vështira.

Nga rritja e katër fëmijëve – djemve Brooklyn, Romeo dhe Cruz, dhe vajza Harper – deri te orientimi i karrierave të tyre të suksesshme dhe shpesh në qendër të vëmendjes, të cilat ndonjëherë ndërthuren, ata mbështeten te njëri-tjetri për të arritur nëpër çdo aventurë që jeta i hedh rrugën. Ata gjithashtu mbështeten tek njëri-tjetri për të kapërcyer vështirësitë, duke përfshirë thashethemet që sillen rreth jetës së tyre të dashurisë: Akuzat për tradhti dhe thashethemet për divorc i kanë shoqëruar të dy gjatë gjithë rrjedhës së martesës së tyre, por dyshja angleze mbetet e bashkuar.

Ata festojnë sot 23-vjetorin e martesës dhe urimet publike për njëri-tjetrin në rrjetet sociale nuk munguan. Në këtë ditë të veçantë Victoria  doli jashtë natyrës së saj dhe publikoi një foto me David duke qeshur. Në mbishkrim shkroi: “Ata thanë që ai (David) nuk bën shaka dhe unë nuk qesh kurrë; ata thanë se nuk do të zgjaste. Sot, ne festojmë 23-vjetorin e martesës. David, je gjithçka e imja, të dua shumë!!!!”

Kurse ish-ftubollisti ndau një video të një interviste të vjetër të çiftit ku ishte pyetur nëse e pëlqente Spice Girls. “Jo, por unë pëlqeja Posh.(Victoria konsiderohej Posh Spice për shkak të qëndrimit të saj të rafinuar, veshjeve me fustanet e vegjël të zinj dhe dashurisë së saj për këpucët me taka të larta) Si sot 23 vjet më parë, Posh u bë znj. Beckham, por do jetë gjithmonë Posh. Të dua, të gjithë të duam”.

Por le të bëjmë një ‘udhëtim’ në këto 23 vite dhe të shohim ngjarjet më të rëndësishme në jetën e tyre.

1997
Ata u takuan për herë të parë në fillim të vitit 1997 ndërsa ndiqnin një ndeshje futbolli bamirësie në sallën e lojtarëve të Manchester United. Ish-ylli i ‘Spice Girls’ e përshkroi takimin e tyre të paharrueshëm në një letër që i shkroi vetes për ‘British Vogue’ në shtator 2016. “Dashuria me shikim të parë ekziston”, -shkroi ajo.

David dhe Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës: Një

1998
Këngëtarja u shfaq e buzëqeshur një vit më vonë, ndërsa njoftoi fejesën e saj me yllin e futbollit në një konferencë për shtyp. “Është kaq e bukur, është gjithashtu një surprizë”, -tha ajo për unazën e saj të fejesës.

1998
Dyshja kishin një lajm më emocionues për të ndarë në 1998: Ata ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë!

1999
Është djalë! David dhe Victoria mirëpritën djalin e tyre të parë, Brooklyn, më 4 mars 1999.

1999
Posh dhe Becks u martuan vetëm tre muaj më vonë më 4 korrik në Kështjellën Luttrellstown pranë Dublinit. Dizajnerja e modës veshi një fustan Vera Wang pa rripa me një vello të gjatë 20 metra, ndërsa burri dhe djali i saj kishin veshur kostum të bardhë.

2002
Dyshja njoftuan po zgjeronin familjen e tyre në shkurt 2002. “Ky vit ka qenë një vit kaq emocionues për ne – Anglia është në  Kupën e Botës, Victoria pati një hit në top 10 dhe tani ne jemi duke pritur një fëmijë të ri”, thanë ata në një deklaratë të përbashkët në atë kohë. Gjashtë muaj më vonë, çiftit u bë sërish me djalë: Romeo James Beckham. “Ai duket si Brooklyn,” tha David para gazetarëve jashtë spitalit Portland në Londër. “Ai ka hundën e Brooklyn dhe mjekrën e Victoria.”

2003
Familja filloi një aventurë të re kur David u transferua nga ekipi i tij i Manchester United në Real Madrid, duke u zhvendosur në Spanjë.

Dyshja ishin subjekt i thashethemeve për tradhti pasi David u fotografua duke dalë nga një klub nate në Madrid me një grua misterioze. Megjithëse më vonë u zbulua se ishte asistentja e tij, Rebecca Loos. David, ndërkohë, i hodhi poshtë akuzat duke i cilësuar si të rreme.

2004
Pasi i mbijetuan skandalit të tradhtisë, dyshja vazhdoi të rriste familjen e tyre: Victoria njoftoi në fund të gushtit se ishte shtatzënë për herë të tretë. I vogli i çiftit erdhi në jetë më 21 shkurt 2005. “Ne kemi pritur një djalë. Emri i tij është Cruz,” -tha David me gazetarët jashtë një spitali të Madridit, sipas Reuters. “Ai është i bukur. Ai është atje me vëllezërit e tij tani dhe është shumë i lumtur.”

2007
Ndryshime të mëdha ishin në horizont për Beckhams edhe një herë në 2007: David iu bashkua ekipit të L.A. Galaxy, duke rezultuar në një zhvendosje në Kaliforni.

2009
Për përvjetorin e 10-të të martesës së dyshes, Davidi u bë sentimental. “Kam pasur 10 trëndafila [të tatuazhuar] rreth krahëve… për 10 vjet”, zbuloi ai në një intervistë me Ellen DeGeneres.

2011
Në fillim të vitit 2011, një fëmijë i katërt ishte në rrugë për Posh Spice dhe burrin e saj. Dhe pastaj ishin gjashtë! Dyshja mirëpritën vajzën e tyre të parë, Harper Seven Beckham, menjëherë pas 12 vjetorit të martesës.

2013
Beckham njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli pas 21 vitesh në maj 2013. Menjëherë pas kësaj, ylli i popit dhe sportisti përqafuan rrënjët e tyre, duke u kthyer në Londër, ku ishte bazuar kompania e modës së Victorias.

2018
Thashethemet e divorcit filluan të shqetësonin zogjtë e dashuruar sërish në vitin 2018, por ata shpejt e rrëzuan lajmin. “Nuk ka asnjë deklaratë të afërt, nuk ka pasur asnjë deklaratë dhe nuk ka asnjë divorc,” tha përfaqësuesi i Victoria për ‘US’. “Çfarë marrëzie. Lajme të rreme të nxitura nga mediat sociale. E turpshme për mediat që kanë zgjedhur të shkruajnë të tilla mbeturina.”

2022
David dhe Victoria ‘bëhen me nuse’ pasi djali i tyre i madh Brooklyn kurorëzon dashurinë në martesë me Nicola Peltz.