LIFESTYLE, 6 Shkurt 2022, 09:14

Kush do të fitojë? Big Mama tregon kush është “sheqeri’ i shtëpisë së Big Brother

Kush do të fitojë? Big Mama tregon kush është

Big Mama ka treguar emrin që sipas së cilës duhet të fitojë Big Brother VIP. Këngëtarja ishte pjesë e shtëpisë së famshme dhe doli pas një sherri që pati me Antonela Berishën. Teksa finalja e madhe po afrohet, ka shumë aludime se kush do të jetë banori që do të marrë 115 mijë euro. Kush duhet të fitojë sipas saj?

“Me gjithë zemër e shpirt dua që çmimin ta fitojë Arjola. Por nëse është një njeri që e meriton fitore, ai është Iliri. Njeri më të mençur dhe njeri më inteligjent si Ilir nuk kam parë. Ai ka përballuar shumë sfida brenda shtëpisë, ka qenë aq i qetë sa unë jam habitur.“, është shprehur këngëtarja.

Duke komentuar banorët brenda, Big Mama tha se Donaldi dhe Dj Pm, i cili doli javë më parë nga shtëpia, ishin sheqeri i shtëpisë. Ajo shtoi se Donaldin e shihte si partner për batuta dhe shaka, por në momentin që hyri këngëtarja në shtëpi nuk ishte i duhuri për batuta pasi aktori i humorit po kalonte momentet më të vështira.

“Pa Donaldin ajo shtëpi nuk ka lezet. Donaldi dhe PM janë sheqeri dhe humori i asaj shtëpie. Normalisht që ka momente përplasjesh dhe presion. Ka momente që Donaldi gabon, unë ja kam lënë gjithmonë moshës. Brenda shtëpisë e shihja Donaldin si partner për batuta e kështu gjërash. Por unë ndoshta hyra në momentin më të vështira të Donaldit dhe e gjeta më të tërhequr.”, tha ajo.