LIFESTYLE, 5 Qershor 2022, 11:03

VIDEO/ Dalin pamjet, kush është vajza ‘misterioze’ që shfaqet krah Donald Veshajt në një klub nate

VIDEO/ Dalin pamjet, kush është vajza ‘misterioze’ që

Donald Veshaj është një ndër emrat më të lakuar gjatë këtyre muajve në showbizzin shqiptar dhe kjo gjë bën që ai të jetë nonstop në syrin e publikut duke kapur çdo lëvizje të tij.

Së fundmi në rrjet ka qarkulluar një video ku ka bërë lëmsh të gjithë rrjetin. Gjatë një koncerti ku ndodhej Donaldi, në pamjet e publikuara ai gjendet në ‘backstage’ duke u përqafuar me një vajzë.

Pamjet e paqarta dhe në errësirë bën që ndjekësit të ngrejnë dyshime se kush ishte vajza misterioze. Por dilema mori fund, ‘Panorama Plus’ ka zbuluar se vajza me të cilën aktori i humorit shfaqet aq afër është mikesha e tij e ngushtë Fifi.

Kujtojmë se miqësia e tyre nisi brenda shtëpisë “BBVIP” të cilën e forcuan edhe pas mbarimit të spektaklit.

Reth një muaj më parë dyshja pati një keqkuptim mes njëri-tjetrit ku në rrjet qarkulluan lajme se Donaldi dhe Romeo kishin përdorur videon e këngëtares gjatë momentit ku asaj i bien të fikët brenda në shtëpi për një skeç në emisionin e tyre.

Por çdo gjë u sqarua pasi Fifi ishte e ftuar në programin e dy binjakëve dhe rrëfeu si ndodhi keqkuptimi.